
Dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit, Agron Gjekmarkaj bëhet bashkë me grupin e Berishës
Pas dorëheqjes nga funksionet në Partinë Demokratike pas humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit, Agron Gjekmarkaj është fotografuar ditën e sotme në kafene me mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në fotot e siguruara, shihet Agron Gjekmarkaj së bashku me deputetët e Komisionit të Rithemelimit Flamur Noka dhe Edi Paloka.
Menjëherë pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve lokale të 6 Marsit, Gjekmarkaj dha dorëheqjen nga funksionet politike brenda Partisë Demokratike, ku mbante edhe postin e nënkryetarit.
Ai tha se duhet ngritur një komision që të dërgojë PD-në në zgjedhje për të mirën e demokratëve, pasi sipas tij vetëm gara mund të nxjerrë një lider.
Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD