Politike 5 Korrik 2022, 19:40

Dhëndri ideal/ Jamarbër Malltezi uron vjehrrën për datëlindje: Jeton vetëm me pension, kombi ka nevojë për të

Shkruar nga Pamfleti
Dhëndri ideal/ Jamarbër Malltezi uron vjehrrën për

Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, i ka bërë një urim prekës vjehrrës së tij. Liri Berisha feston sot datëlindjen, por me siguri që urimi që do të mbajë mend gjatë është ai i dhëndrit të vetëm të saj.

Jamarbër Malltezi e ka ngritur në “qiell”, Liri Berishën, ndërkohë që sipas tij, ajo jeton vetëm me pensionin e saj. Ai shton se në fondacionin që ka ngritur merr zero lekë. Urimi i tij me shumë mundësi do prekë edhe amerikanët, pasi si duket i kanë rënë në qafë familjes Berisha, pasi sipas Malltezit, ata punojnë me ndershmëri.

Urimi i Malltezit për vjehrrën e tij

Dita e Presidentes me pagë 0 lek! Krijoi me vullnet, përkushtim, vizion dhe shume dashuri Qendrën Rajonale të Autizmit. Ndihmoi qindra fëmijë dhe familjet e tyre të përballen me autizmin dhe shumë prej tyre të integrohen në shoqëri, si edhe mundësoi kualifikime për qindra profesioniste te rinj. Për të gjitha këto paguhet 0 lekë.

Një presidente fondacioni që pagën e ka 0 lek dhe jeton me pensionin e vet (as në azil që ti japë Edvini nja 30 milionë € për te pastruar natyrisht nuk shkon).

Prania dhe forca e virtytit të saj ka vite që apelon shumëkënd të ndihmojë fëmijët me autizëm. Ndihma që çdokush jep për trajtimin e këtyre fëmijëve tejkalon shumë herë pensionin qesharak të presidentes se fondacionit.

Por është njeriu i vetëm në Shqipëri që njoh që gëzohet kur ndihmojmë fëmijët e nuk pranon ndihmë për vete!

Së fundi botoi librin “Nenë Tereza në jetën time” si për të treguar burimin e frymëzimit dhe busullën morale. Lavdia e saj nuk ka nevojë për asgjë, e jona si komb ka nevojë për këtë shembull të jashtëzakonshëm.

Gëzuar Ditëlindjen Lili! Shëndet dhe mbarësi të urojmë të gjithë që të njohim dhe që na ke ndikuar të bëhemi më të mirë në jetë.

Politike 3berisha datëlindje Malltezi