Te shqiptarët, edhe pse më rrallë, në disa zona vazhdon të aplikohet tradita e ‘goditjes së dhëndrit’, para se ai të shkojë bashkë me nusen e tij në dhomën e tyre.
Kjo ndodh në përfundim të dasmës, në momentin që quhet ‘kur hyn dhëndri’.
Në këtë moment, miqtë dhe të afërmit, është traditë që të godasin në shpinë me grushte dhëndrin.
Në disa raste, kjo traditë është tepruar pak, pasi dikush godet më shumë se sa si për lojë.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se sa i tmerruar duket dhëndri, teksa mundohet t’u shmanget goditjeve të miqve të tij.
Ai shihet teksa ikën nëpër sallën e dasmës dhe dikush tjetër edhe mundohet që ta mbrojë.
Kjo traditë duket të jetë e huazuar nga turqit.
Një rast i tillë ditë më parë ka bërë që dhëndri të përfundojë në spital pas rrahjes, siç shihet edhe nga një video e postuar në youtube, e që më pas ishte bërë lajm edhe në mediat turke.
{“videoid”:”100001125411″,”type”:50,”ratio”:0.75}