Aktualitet30 Korrik 2022, 20:03

Dhërmiu e Jala bosh, Kumbaro: Janë muhabete Facebook-u, shteti nuk kontrollon çmimet por abuzimet

Shkruar nga Pamfleti
Dhërmiu e Jala bosh, Kumbaro: Janë muhabete Facebook-u, shteti nuk

Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro ka justifikuar situatën që është në jug të vendit. Sot shumë media kanë raportuar se Dhërmiu e Jala janë bosh për shkak të çmimeve, por Kumbaro në një intervistë u shpreh se këto janë muhabete interneti.

Po ashtu ajo tha se turizmi në vend është i shtrirë nga veriu deri në ju. “Komente që bëhen në rrjet pa asnjë sondazh shifër, metodologji apo sistem. Facebook sokaku i madh i muhabeteve dhe unë nuk kam asnjë problem me këtë, unë i quaj muhabete. Unë flas për të dhënë që vijnë nga hotelieret”, tha ajo.

Por edhe se si çdo vit edhe këtë vit ka pasur çmime të larta në Jug, Kumbaro ka larë durat duke thënë se nuk i kontrollojmë dot lokalet për çmimet.

Edhe kjo është pjesë e fenomeni të tregut të lirë, shteti nuk kontrollon çmimet por abuzimet. Kam qenë vetë në terren për të parë dhe verifikuar abuzimet. Ato që janë me emër dhe mbiemër ndiqen nga kontrolli i hetimit”, vijon ajo.

Aktualitet çmime Kumbaro Turzmi