Aktualitet10 Maj 2019, 13:22

Dhimbja i prek të gjithë, Rama dhe Xhaçka përloten para prindërve të ushtarakes së vrarë

Shkruar nga Pamfleti
Dhimbja i prek të gjithë, Rama dhe Xhaçka përloten para

Dhimbja i prek të gjithë, Rama dhe Xhaçka përloten para prindërve të ushtarakes së vrarë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka janë përlotur gjatë fjalës së tyre në ceremoninë e organizuar për përcjelljen e ushtarakes, Zarife Hasani.

Rama është prekur dhe për një moment ka ndërprerë fjalën, teksa ka folur për sakrificat e ushtarakëve.
Ata vazhdojnë të bëjnë para syve tanë të njëjtën gjë, të njëjtën sakrificë, të njëtën përpjekje të mundimshme të përditshme…”, tha Rama, dhe bllokohet.

Ndërsa ministrja Xhaçka e përlotur, tha se fjalët nuk do të mbushin boshëllëkun që ushtarakja la.
“E vështirë të të zëvendësojmë. U prehsh në paqe Zarife Hasanaj. Fjalët tona për ty e dashur Zarife nuk do të arrijnë kurrë të plotësojnë atë boshllëk që le”, tha ministrja teksa ju drejtua me fjalë të ndjera prindërve të ushtarakes.

Aktualitet zarife hasanaj