Aktualitet 9 Maj 2019, 13:24

Dhimbje e madhe në Rinas, mbërrin trupi i pajetë i Zarife Hasanajt, familjarët në lot

Shkruar nga Pamfleti
Dhimbje e madhe në Rinas, mbërrin trupi i pajetë i Zarife

Dhimbje e madhe në Rinas, mbërrin trupi i pajetë i Zarife Hasanajt, familjarët në lot

Të veshur me të zeza, me një foto të 32-vjeçares të stampuar në bluza dhe një mesazh mbi të, familjarët e Zarife Hasanaj kanë dalë të presin në aeroport vajzën e tyre që sot kthehet në një arkëmort.

“Në jetë të jetëve ti do të jesh me ne”. Ky është mesazhi që bashkë me titullin e dhënë “Dëshmore e atdheut” përjetëson kujtimin e Zarifes.

Në orën 13:05 avioni me trupi e pajetë të efektives së FA-ve ka prekur tokën shqiptare duke sjellë nga Letonia shumë dhimbje e mall për të afërmit, miqtë e kolegët e vajzës ushtarake që nuk mundi ta çonte dot deri në fund misionin e saj të parë.

Efektivjae FA-ve Zarife Hasanaj humbi jetën mëngjesin e 6 majit pas shpërthimit të një mine në Letoni. Nga shpërthimi janë plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.

Aktualitet zarife hasanaj