Kulture25 Prill 2019, 12:46

Dhimitër Anagnosti nuk po e kalon pleqërinë duke “numëruar tespitë”, promovon librin “Ulliri, pema e dhim

Shkruar nga Pamfleti

Dhimitër Anagnosti nuk po e kalon pleqërinë duke "numëruar tespitë", promovon librin "Ulliri, pema e dhimbjes"

Dhimitër Anagnosti është një nga regjizorët më të suksesshëm shqiptar.

Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.

Për cilësitë e tij të veçanta artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar.
Ndonëse mosha bën të vetën dhe atë nuk e kemi parë më me ndonjë projekt kinematografik, bashkëshorti i aktores së mirënjohur, Roza Anagnosti nuk po e kalon “duke numëruar tespitë” pleqërinë e tij.
Së fundmi, regjizori ka shkruar e botuar një libër që mban titullin “Ulliri, pema e dhimbjes”, promovimine të cilit e bëri disa ditë më parë.

Libri hapet me këto fjalë:

FJALA*
Fjala ishte e para, fjala do të jetë e fundit. Nuk vdes fjala, vdes njeriu.
Fjala është drejtpeshimi universal, fjala është frymë: që qesh, që qan, që ledhaton, që qorton, që urdhëron, që ndërton, që mashtron, që shpif, që vret, që lutet, që…
Fjala është arsyeja superiore…Fjala…
Bëni kujdes me fjalën!…
Fjala e ka shtëpinë në mendjen e njeriut, atje ku përleshen egërsisht, tinëzisht…Zoti me Djallin për të fituar shpirtin e njeriut, që do të thotë, për t’i diktuar atij Fjalën!


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kulture Dhimitër Anagnosti libër Promovim