“Dhuna dhe gënjeshtrat e Berishës s’do shndërrojnë PD në “kokë dashi” për betejën e tij me SHBA“- kështu është shprehur ish-deputeti i PD-së Endri Hasa, teksa përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale deklaron se demokratët e refuzuan përpjekjen e Berishës për të shkatërruar PD, e për t’u kthyer në mish për top për hallin e tij.
“As dhuna dhe as gënjeshtrat e Sali Berishës nuk do shndërrojnë Partinë Demokratike në “kokë dashi” për betejën e tij personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demokratët e refuzuan përpjekjen e Berishës për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe për t’u kthyer në mish për top për hallin e tij, ata u ndanë përgjithmonë nga e shkuara dhe po ecin drejt të ardhmes”, shkruan Hasa.