Bota 9 Janar 2023, 09:15

Dhuna në Brazil, Forcat e Sigurisë rimarrin kontrollin pas sulmeve në Kongres

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna në Brazil, Forcat e Sigurisë rimarrin kontrollin pas sulmeve

Pas sulmeve dhe protestave të dhunshme nga mbështetësit e Bolsonaros, Forcat e Sigurisë kanë rimarrë kontrollin e Kongresit në Brasilia.

Turmat e veshura me ngjyrat kombëtare (të verdhë dhe jeshile) dhe të mbështjella me flamurin brazilian u përleshën me policinë.

Disa arritën në dhomën e shkretë të Senatit, të tjerët hynë në pallatin presidencial, Gjykatën e Lartë dhe ndërtesa të tjera qeveritare.

Forcat braziliane të sigurisë thonë se tani kanë rimarrë kontrollin, pasi qindra njerëz që sulmuan ndërtesat janë arrestuar nga policia.

Mbështetësit e Bolsonaros refuzojnë të pranojnë humbjen e tij në zgjedhje tetorin e kaluar nga rivali i tij socialist, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili u betua një javë më parë.

Bota # dhuna në Brazil forcat e sigurisë