Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para se ai të shkojë sot në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me protestën e zhvilluar para selisë së PD më 8 janar.
Për gazetarët ai u shpreh se është thirrur nga Rama, pasi ai ka urdhëruar dhe jo Basha.
“Çfarë do të dëshmoj unë në prokurori, do të dëshmoj bashkëpunimin në shkallën më të lartë të krimit me narkoshtetin shqiptar, që doli qartë si drita e diellit në datën 8 Janar.
Për më shumë ju ftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj hollësisht edhe juve.
Basha është një vegël i qeverisë, aty thirrem nga Rama unë jo nga Basha. Unë mendoj se duhet tu kërkonte të falur dhe të ndëshkonte policinë, kishte ndaluar njerëz të pafajshëm”, deklaroi Berisha.