Aktualitet 1 Shtator 2022, 10:38

Dhuna seksuale, aktivistja: Insititucionet, përgjegjëset e para për rastet e dhunimit seksual

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna seksuale, aktivistja: Insititucionet, përgjegjëset e para

Nisur nga ngjarja e abuzimit nga 5 burra me 11-vjeçaren në Kosovë, aktivistja Edlira Çepani u shpreh se rasti ishte tronditës dhe ka frikësuar për sigurinë e tyre vajzat dhe gratë.

Por, sipas saj, insititucionet janë përgjegjëset e para për rastet e dhunimit seksual.

“Është një rast i cili ngrihet në solidaritet me gjithë vajzat dhe gratë shqiptare kudo që ndodhen të cilat fatkeqësisht janë ende pre e dhunës dhe fatkeqësisht me kaq shumë vite në të cilat flitet, ne protestojmë, ngremë zërin dhe reagojmë ende nuk arrijmë dot t’i mbrojmë jo vetëm vajzat dhe gratë, por mbi të gjitha fëmijët tanë dhe kjo është indinjata më e madhe,” – u shpreh Çepani.

Në një intervistë për Euronews Albania ajo bëri përgjegjës institucionet që nuk po bëjnë mjaftueshëm për sigurinë. Sipas saj përgjegjësia është kolektive, por nuk duhet relativizuar.

Fokusi duhet të jetë të institucionet që kanë detyrimin të garantojnë sigurinë pasi për atë punë paguhen nga taksat.

Ajo shtoi gjithashtu se për të tillë fenomen nuk flitet mjaftueshëm.

Aktualitet #Edlira Çepani dhuna seksuale institucionet