Sport31 Maj 2022, 19:07

Dhuna “ulet këmbëkryq” në futbollin shqiptar, Egnatia fiton mes tensionit finalen kundër Korabit dhe mbetet në Superiore

Shkruar nga Pamfleti
Dhuna “ulet këmbëkryq” në futbollin shqiptar, Egnatia

Dhuna “ulet këmbëkryq” në futbollin shqiptar, Egnatia fiton mes tensionit finalen kundër Korabit dhe mbetet në Superiore

Egnatia ka fituar me rezultatin 2-0 finalen e “play out-it” ndaj Korabit. Sfida e luajtur në Rrogozhinë prodhoi dy gola në 100 minuta dhe shumë tension në fundin e sfidës. Lojtarët e të dy skuadrave nuk i mbajtën nervat. 

Sfida u dominua nga Egnatia, e cila e gjeti fillimisht rrugën e rrjetës në minutën e 16 me Delarge dhe Xhekson në minutën e 81. Me këtë fitore rrogozhinasit mbeten pjesës e Superiores, ndërsa Korabit i duhet të luajë sërish në Kategorinë e Parë. 

Në fund të takimit, të dyja skuadrat u përfshinë në një zënkë masive, teksa për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e policisë.

Takimi u zhvillua në kufijtë e rivalitetit brenda 90 minutave, ku ra në sy një pjesë e parë më e mirë. Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, ku ndodhën skenat e shëmtuara në fund të saj. 

Sport Egnatia Korabi ndeshja "play out"