Sport 9 Nëntor 2022, 17:41

Dhunë dhe sherr mes lojtarëve në derbin shqiptar, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut merr vendimin

Shkruar nga Pamfleti
Dhunë dhe sherr mes lojtarëve në derbin shqiptar, Federata e

Dhunë dhe sherr mes lojtarëve në derbin shqiptar, Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut merr vendimin

Ndeshja mes Shkupit dhe Shkëndijës, e vlefshme për Kupën e Maqedonisë së Veriut u ndërpre pas disa minutash lojë. Goli i Shkëndijës irritoi tejmase tifozët vendas (Shvercerat), të cilët jo  vetëm kanë hedhur tymuese dhe flakadanë ndaj futbollistëve miq, por disa janë futur në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët ekipit kundërshtar.

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut nuk ka toleruar aspak dhunën dhe ka vendosur për fitoren e Shkëndijës në tavolinë.

“FFM ka vendosur që klubi jonë ndeshjen në Kupë ndaj Shkëndijës e humb në tavolinë, si dhe ndeshjet e radhës do t’i luajë 100 km larg qytetit të Shkupit për një afat të pacaktuar”–Ishte postimi i shkupjanëve.

Sport Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut Shkëndija e Tetovës