Sport13 Nëntor 2018, 13:04

Dhunë vetëm në Shqipëri? Do të mendoheni dy herë pas kësaj fotoje të gjyqtarit

Shkruar nga Pamfleti

Arbitri Daniel Sweeney është sulmuar të dielën e kaluar, pasi ka drejtuar ndeshjen Mullingar-Horseleap, në futbollin amator të Republikës së Irlandës.

Ai u godit kur do të merrte makinën nga parkingu. Rezultati i sulmit të dhunshëm është nofulla e thyer, një plagë në syrin e djathtë dhe një prerje në hundë, që kërkon qepje, raporton “The Mirror”.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Disa media, si “Independent”, shkruajnë se afresorët e gjyqtarit mund të jenë tre lojtarë nga Mullingar Town dhe një tifoz që shkoi me ta, pavarësisht faktit se Mullingar e fitoi ndeshjen 3-1.

Sport gjyqtari Iralande Shqiperi