Kronike 6 Shtator 2019, 12:59

Dhunohet, grabitet dhe mbahet peng taksisti në Elbasan për orë me rradhë, arrestohen 2 autorët

Shkruar nga Pamfleti
Dhunohet, grabitet dhe mbahet peng taksisti në Elbasan për orë me

Dhunohet, grabitet dhe mbahet peng taksisti në Elbasan për orë me rradhë, arrestohen 2 autorët

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Katund të Ri të Elbasanit, ku dy persona kanë dhunuar, grabitur dhe mbajtur peng një taksist për disa orë me rradhë.

Aldo Vyshka kishte ndaluar në një biznes për të pushuar, kur dy persona përgjegjës për lokalin kishin vënë re që taksixhiu mbante me vete një shumë eurosh.

Menjëherë ata kanë mbyllur lokalin dhe kanë goditur fizikisht taksisitin duke i marrë edhe shumë e eurove si dhe e kanë mbajtur peng disa orë duke e kërcënuar që të mos tregonte.

Autorët e kësaj ngajrje janë Thanas Bejko 33 vjeç dhe Ertis Skilja 42 vjeç, të cilët janë arrestuar pas denoncimit që bëri taksisti Vyshka disa orë më pas.

Mësohet se taksisti Aldo Vyshka që është dhe kushëri me gjyqtaren Zamira Vyshka, ka pasur me vete një shumë prej 2000 eurosh.

DËSHMIA E TAKSISTIT

Shkova në lokalin ku ndodhi ngjarja për të çuar një klient, ndërkohë që nipat e pronarit të lokalit kishin informacion që kisha lekë me vetë dhe nën kërcënimin e armës më futën në një dhomë të lokalit ku më dhunuan për orë me rradhë.

Jam marrë peng nga ora 6 masdite dhe më kanë mbajtur deri në orën 2 të mëngjesit duke më keqtrajtuar dhe dhunuar, madje më morën edhe 2000 euro.

Personat që ma bënë këtë punë ajnë shumë të rrezikshëm në Elbasan dhe më kërcënuan se nqs do flisja do më vrisnin. Rastësisht nëpërmjet një telefoni lajmerova policinë e cila erdhi dhe më liroi.

NJOFTIMI I PLOTË

Vjedhin me dhunë, si dhe mbajnë peng për disa orë klientin, Policia vë në pranga autorët

Në pranga përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Në pranga dhe dy kamerierët e lokalit për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan pas denoncimit të marrë nga një shtetas (taksit), i cili kishte qëndruar për kafe në një lokal në Elbasan dhe aty i kishin vjedhur një shumë eurosh dhe e kishin mbajtur peng për disa orë, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve, konkretisht shtetasit:

Th. B., 33 vjeç dhe E.S., 42 vjeç, banues në Elbasan (përgjegjësi i lokalit dhe shoku i tij).

Arrestimi i tyre u bë pasi në ambientet e një lokali në fshatin Katund i Ri, Elbasan, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë prej 2000 eurosh dhe e kanë mbajtur peng për disa orë shtetasin A.V., i cili punon taksit dhe kishte ndaluar aty për të pushuar. Këta shtetas kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh me vete ja kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur për disa orë që të mos tregonte.

Gjithashtu po në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësor”, shtetasit E. I., 20 vjeç dhe E.Gj., 20 vjeç, ( kamarierët e lokalit), të dy banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Kronike Arrestohen Dhune Elbasan grabitje Katund i ri Pengmarrje Taksisti