Mjeku i familjes, Vladimir Shuli është rrahur nga persona ende të paidentifikuar në banesën e tij. Pas goditjes, mjeku ka mundur të telefonojë të afërmit.
Dera e banesës është hapur me dhunë nga efektivët dhe familjarët dhe kanë gjetur mjekun pa ndjenja.
Shuli është dërguar në spitalin e Gramshit, por për shkak të gjendjes së rënduar, mjeku është transferuar në spitalin e Traumës. Ngjarja ndodhi ditën e martë, më 29 nëntor.