Kronike29 Janar 2023, 11:43

Dhunoi policin pasi i hoqi patentën, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

Shkruar nga Pamfleti
Dhunoi policin pasi i hoqi patentën, arrestohet 48-vjeçari në

Një 48-vjeçar në Korçë është arrestuar pasi ka dhunuar me grusht një efektiv policie. Gjatë kontrollit të dokumentacionit, efektivi i Policisë ka konstatuar se 48-vjeçari nuk kishte kryer kontrollin teknik të automjetit dhe pas kësaj ka vendosur t’i tërheqë patentën.

Ky ka qenë dhe motivi i kësaj ngjarjeje, ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbardhur rastin dhe autori tashmë do të përballet me drejtësinë.

“Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin L. Ç., 48 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Ky shtetas, në lagjen nr. 17, Korçë, për shkak të detyrës, ka goditur me grushte një punonjës policie të Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, i cili një ditë më parë i kishte tërhequr 48-vjeçarit lejen e qarkullimit dhe e kishte ndëshkuar atë me masë administrative, për mungesë të kontrollit teknik të automjetit të tij”, njofton policia.

Kronike Arrestim policia e Korçës