Politike28 Janar 2023, 07:45

Dhurata Çupi: Partisë Demokratike i duhet një lider i ri

Shkruar nga Pamfleti
Dhurata Çupi: Partisë Demokratike i duhet një lider i ri

Dhurata Çupi

Deputetja e Partisë Demokratike dhe nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi thotë se demokratëve i  duhet një lider i ri.

“Partisë Demokratike i duhet një lider i ri. Nuk po del askush dhe ky është dëshpërimi më i madh në PD, që nuk lejojmë liderat e rinj që të rriten dhe t’i mbështesim të gjithë.

Ka shumë figura dinjitoze, të papërfolur, të papërlyer, që mendojnë për të mirën e PD-së dhe jo për interesat personale”, tha Çupi.

“Pafund ka PD-ja njerëz dinjitozë, përpos zotit Berisha dhe zotit Basha”, shtoi deputetja demokrate.

Çupi më tej deklaroi se palët brenda PD-së duhet të lënë mënjanë krenarinë dhe interesat personale, për t’u bashkuar në zgjedhje.

“Jam dakord me skemat politike, por hilet politike nuk shkojnë sepse qytetarët i kuptojnë. Nuk është se shkohet përpara me hile politike. Unë mendoj që të gjitha palët duhet të tërhiqen. Një gjë është e sigurt: nëse ne paraqitemi të ndarë në zgjedhje, i dorëzojmë 61 bashki Edi Ramës. Nuk do të ketë asnjë ndryshim me vitin 2019. Dihen tashmë hilet politike të Edi Ramës, por duke qenë ne të përçarë, ai mund të fitojë edhe me këtë rrënim që ka Shqipëria në qeverisje dhe i jep “kartë” që të thotë se e votojnë shqiptarët”, tha Çupi.

Politike dhurata cupi Partisë Demokratike