Politike14 Shtator 2018, 09:31

Dhuratë me listën e zezë të krimeve? Kryemadhi ‘shtang’ para Donald Lu, hap me urgjencë bllokun

Shkruar nga Pamfleti

Dhuratë me listën e zezë të krimeve? Kryemadhi 'shtang' para Donald Lu, hap me urgjencë bllokun

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, po zhvillon takimet e lamtumirës me krerët e politikës shqiptare, në ditët e fundit të mandatit të tij. Ditën e djeshme, Donald Lu i shkoi në zyrë kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Ashtu si te Sali Berisha, edhe te Kryemadhi ambasadori Lu nuk ka shkuar duarbosh. Donald Lu i ka bërë një dhuratë të fundit Kryemadhit, një bollë me fotografi. Por, dhurata ka tmerruar Monika Kryemadhin, e cila nuk ka pritur sa të mbarojë bisedën me ambasadorin, por e ka hapur menjëherë.

Kryemadhin e frikësuar se çfarë mund të ketë brenda, e ka hapur për t’u siguruar që në të nuk ka pasur ndonjë listë të zezë të krimeve e korrupsionit të saj. Pasi e ka parë se në të kishte kujtime dhe foto, ajo është qetësuar dhe ka vijuar bisedën, duke i buzëqeshur buza.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Politike Donald Lu Monika Kryemadhi takimi i lammtumires