Aktualitet26 Korrik 2018, 20:05

Di Laurentiis i drejtpërdrejtë! Ja çfarë ka thënë për Milanin dhe Conte

Shkruar nga Pamfleti
Di Laurentiis i drejtpërdrejtë! Ja çfarë ka

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është kthyer të sulmojë ish-teknikun e tij Sarri,  ka folur edhe për ndryshimet e mundshme që mund të ketë te Milan, si dhe për Antonio Conte dhe Gonzalo Higuain. Presidenti napolitan është shprehur se ai nuk ka pasur asgjë në dorë në lidhje me Sarrin, por ky i fundit e ka detyruar që ta largojë dhe të marrë Ancelottin si trajner.

“Sarri? Edhe pse kishte akoma edhe dy vite kontratë, më bindi të marr Carlo Ancelottin”, ka thënë numri një i “axurrëve”. “E kam pyetur se çfarë qëllimesh kishte, por nuk ka pranuar të takohet me mua, duke u treguar ia paedukatë”. Milan? Nuk dihet nëse do të jetë Gattuso apo Conte. Me këtë të fundit do të ndryshonte gjithçka. Higuain te kuqezinjtë? Kjo nuk më intereson”, ka përfunduar De Laurentiis.

Uncategorized Conte Di Laurentiis Higuain Milan Napoli Sarri Serie A