Albin Kurti ditën e sotme, ka prezantuar në Gjirokastër, kandidatin për deputet nga LVV-ja Kreshnik Merxhan. Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët, se a do ta vendosë dialogun me Serbinë si prioritet të parë pas takimit me të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak, Kurti ka thënë jo.
Po ashtu, ai ka vijuar me përgjigjen duke u shprehur se ai nuk mund të ndryshojë mendimin, pasi është takuar me një ndërkombëtar, pasi nuk është i dërguari i tyre, por përfaqësues i popullit.
“Unë nuk e mohoj rëndësinë e dialogut por në matjen e opinionit publik rëndësia e këtij dialogu është herë në pozitën e gjashtë e herë shtatë prioritetet, nuk e bëj dot top prioritet, nuk ndryshon kjo pse takoj një zyrtar ndërkombëtar sepse unë nuk jam emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit, punësim dhe drejtësi me këto kemi fituar dhe e pashmangshme është prioritizimi i pandemisë e pas kësaj edhe dialogu. Kosova duhet të pyetet për temat që duhet të shtrohen në bisedime, në dialogun e deritanishëm ka qenë temë e jo palë dhe me qeverisjen tonë Kosova bëhet palë”, tha Kurti.