Bota10 Janar 2023, 19:11

Dialogu me Kosovën, Ivica Daçiç: për Serbinë ekzistojnë tri vija të kuqe

Shkruar nga Pamfleti
Dialogu me Kosovën, Ivica Daçiç: për Serbinë

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, tha se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm me kompromis ndërsa shtoi se “për Serbinë ekzistojnë vetëm tri vija të kuqe”.

Sipas Daçiç, vija e parë është që çdo gjë e nënshkruar nga palët duhet të zbatohet, e dyta është që Serbia nuk mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe e fundit por jo për nga rëndësia është garancia e sigurisë së serbëve në Kosovë.

Nëse KFOR-i nuk dëshiron ta bëjë këtë, nëse policia e Kosovës nuk dëshiron ta bëjë, atëherë mos na çoni në atë pikë që policia dhe ushtria serbe duhet të garantojnë sigurinë dhe paqen në Kosovë. Kjo është diçka që ne nuk do ta dëshironim”, tha ai në një konferencë të mbajtur sot, raporton REL.

Këto deklarata Daçiç i bëri në Budapest më 10 janar, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto. Kur flitet për zbatimin e marrëveshjeve mes dy vendeve, Serbia vazhdimisht kërkon themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur kundër një asociacioni njëetnik.

Daçiq tha se për Serbinë anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është kundërproduktiv derisa të arrihet një “zgjidhje politike”.

Rajoni Kosove Marrëveshja Serbi