Kosova25 Prill 2022, 19:41

“Dialogu të vijojë”, zyrtarja e DASH: Asnjë person në Kosovë nuk duhet të shqetësohet, SHBA do garantojë sigurinë t

Shkruar nga Pamfleti
“Dialogu të vijojë”, zyrtarja e DASH: Asnjë person

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, e ka bërë edhe një herë të qartë se SHBA është në krah të Kosovës. Ajo zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u takua me presidenten Vjosa Osmani dhe më pas dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp.

Zyrtarja e DASH u ndal te lufta në Ukrainë dhe e lidhi atë me integrimin e Kosovës në BE. “Lufta e pajustifikuar dhe brutale në Rusi, na ka treguar sa e rëndësishme dhe urgjente është që të punojmë për të siguruar që Kosova dhe fqinjët e saj të vazhdojnë reformat e domosdoshme për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin e tyre në institucionet euroatlantike”, tha Donfried.

Donfried ka përmendur po ashtu se procesi i dialogut me Serbinë duhet ta ketë në qendër njohjen e ndërsjellë. “Edhe pse e fituar me shumë mund, paqja dhe progresi i Kosovës nuk duhet të merren si punë të kryera. Të gjithë ne duhet të punojmë çdo ditë për të siguruar nevojat e qytetarëve. Kjo do të thotë avancimin e përpjekjeve për të siguruar që Kosova e merr vendin e duhur në institucionet e saj evropiane dhe euroatlantike përfshirë përmes marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që përqendrohet në njohjen e ndërsjellë”, u shpreh ajo.

Duke u ndaluar te siguria e Kosovës, ajo e bëri të qarët se asnjë nuk ka pse të shqetësohet pasi SHBA është në krah të tyre. “Shumë kosovarë janë të shqetësuar për sigurinë e Kosovës. Dua t’iu sigurojë se përkushtimi i SHBA-së dhe aleatëve mbetet i fuqishëm. KFOR-i, që është zbarkimi më i madh i NATO-s, është një manifestim i madh dhe i dukshëm i përkushtimit tonë të vazhdueshëm për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës. SHBA-ja është krenare që Kosova mund ta quajë partnere të saj”, tha Donfried.

Prishtine #Karen Donfried Kosove osmani