Editorial10 Janar 2023, 13:00

Diarre diplomatike për pastrim të parave të vjedhura

Shkruar nga Pamfleti
Diarre diplomatike për pastrim të parave të vjedhura

Diarre diplomatike për pastrim të parave të vjedhura

Për sa kohë edhe dyshekët i kanë plot me para, zvarritja me gojë mbyllur e hajdutëve që shtiren sikur po kapin hajdutë, nuk është as më pak e as më shumë, veçse zanati i tyre i vjetër.

Shkruan Sokol Pepushaj

Olta Xhaçka, e rrezikuar nga shtyrja e mandatit të ambasadores Yuri Kim e qetësoi veten:

‘Diplomatja do të largohet’, deklaroi për të dytën herë, ditën që një shoqja e saj, Alda Klosi, justifikonte afro gjysmë milioni dollarë që ia kishin sjellë nga Amerika. Klosi e bëri kos fare. Tha se paratë nga Amerika nuk diskutohen, janë të xhaxhait, ajo shkon me vizë atje dhe kalon para në dogana pa problem edhe pse ligjet tona dhe ato federale, e dënojnë një veprim të tillë kriminal.

Edhe pse vendimet ekzekutuese të Shtëpisë së Bardhë për veprime konkrete dhe të shpejta në mbrojtje dhe shpëtim të financave publike, janë kërcënuese; Olta, Taulanti, Olsi,  Belinda, Saliu, Edi, Iliri, Shkëlzeni, gjithë hajdutët, gërmojnë nëpër motive moralizuese.

Sa kohë, dyshekët e tyre nuk ua ka “shfryrë” as SPAK-u, as hajdutët, kënaqësia argëtuese në vjedhje dhe argëtimi torturues në fshehje, janë ngrirë në një masë homogjene, s’dihet se si.

Amerika dhe Evropa ngjajnë të ngrira tek e shkuara dhe të shkrira tek e sotmja.

Sali Berisha dhe Edi Rama nuk po ndihen as të marrin frymë, kurse Babloku gulçon si motor me marmidë të shqyer.

Sot, një pastruese, pensioniste, psikopate apo edhe një i vdekur me suport politik, janë milionerë dhe nëpër opinione e këndvështrime, po shkaktojnë diarre qeveritare, e diplomatike, mediatike e stilistike për pastrim të parave të vjedhura.

Janë “shkrirë” dy kontinentet në sakrificën e kësaj “stine” të stërzgjatur tragjike, ku zyrtarët vjedhin haptas pasuri e vota, pastaj ja fusin një “diarre” sa qelbin dynjanë.

Në substancë të programit rajonal për arrestim të çdo hajduti, ka filluar të ndihet efekti domino i rënies së hundë derrave.

As hunda e thyer e Sali Berishës, as koka gunga- gunga e Edi Ramës, nuk eklipsojnë trafikun e influencave.

Nuk largon vëmendje asnjëri hajdut, asnjëri skandal, nga kërkesa imediate për veprime më të shpejta në mbrojtje të financave publike dhe arrestimeve VIP, prandaj krijojnë situata false sikur diçka po bëhet. Pra gjithsesi shqiptarët e kanë mendjen tek dosjet e Cez-it, inceneratorë-ve, 21 janarit, Kompleksit sportiv “Partizani”, check up-it e deri tek ato të Taulantit e Gjiknurit e qindrave të tjerëve.

Për sa kohë edhe dyshekët i kanë plot me para, zvarritja me gojë mbyllur e hajdutëve që shtiren sikur po kapin hajdutë, nuk është as më pak e as më shumë, veçse zanati i tyre i vjetër. Të gjithë me “pantallona” në dorë, vrapojnë sa në një studio në tjetrën, sa në një rrjet social në tjetrin, duke zbuluar diagnozën e pashërueshme; ‘Diarre diplomatike për pastrim të parave të vjedhura’./Pamfleti

Editorial #Diarre diplomatike për pastrim të parave të vjedhura