Aktualitet25 Mars 2022, 07:44

Digjen 6 makina në një servis në Pogradec, ngrihen dyshimet e para

Shkruar nga Pamfleti
Digjen 6 makina në një servis në Pogradec, ngrihen dyshimet e

Digjen 6 makina në një servis në Pogradec, ngrihen dyshimet e para

Një servis makinash në zonën e Pogradecit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.  Si pasojë e zjarrit janë djegur 6 automjete që jepeshin me qira.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia në servisin në pronësi të shtetasit, Geri Pengu mund të ketë qenë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i Policisë

Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit Geri Pengu, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Aktualitet #zjarrevenie Makina Pogradec servis