Qyteti i Elbasanit është përfshirë nga trazira e rrëmuja pak orë para nisjes së derbit Partizani-Tirana.
Sipas “Dosja.al”, tifozët e dy klubeve prestigjioze të kryeqytetit, jo vetëm që janë përleshur me njëri-tjetrin, por kanë shkaktuar edhe dëme të shumta në bizneset e qytetit të Elbasanit.
Janë thyer xhamat e një lokali dhe është djegur një automjet, ku i gjithë qyteti është mbuluar nga tymi.
Në vendin e ngjarjes, siç shihet edhe në pamjet e publikuara nga Dosja.al kanë mbërritur forca të shumta policie.