Politike 5 Gusht 2022, 20:50

“Dihet djali i kujt është”, Meta shthur gojën ndaj Ramës dhe e kërcënon hapur: Përfaqëson racën më të poshtër, do ketë fatin e Havzi Nelës

Shkruar nga Pamfleti
“Dihet djali i kujt është”, Meta shthur gojën ndaj

Zbulimi i dosjes së Sigurimit duket se ka alarmuar kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Autoriteti i Dosjeve pretendon se ai ka qenë spiun i Sigurimit dhe ish-presidenti ka folur në një intervistë.

Ai ka sulmuar shumë ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës për skandalin. Sipas Metës, është një trillim i pastër, ndërsa u shpreh se i ati i Edi Ramës dërgoi në litar poetin Havzi Nela. Sipas tij, Rama përfaqëson racën më të poshtër.

Tmerri që e ka kapluar Ramën nga llogaridhënia që po i vjen dhe mjekimi i detyruar që po i afron, sepse s’duhet harruar që ka pasur edhe probleme shëndeti, që tensioni, stresi dhe vapa ia rëndon akoma më shumë, është i pashmangshëm. Në këtë drejtim shoh edhe këtë shpikje kaq ordinere dhe vulgare, të denjë vetëm për pasuesit më të ndyrë të ish-regjimit të Sigurimit të Shtetit, që përfaqësohen sot nga djali i një babai, që ky është akoma krenar pse në vitin 89’ firmosi për varjen e një poeti të fjalës së lirë, si Havzi Nela. S’mund të presim nga monstra të tilla, asgjë që i shërben demokracisë, të vërtetave, shtetit ligjor. Kjo histori është një histori aq absurde, aq banale, aq kriminale, saqë jo vetëm s’mund ta besoj askush, edhe vet ata që e kanë shpikur e falsifikuar, por që rëndon me akuza të reja për fat të keq Autoritetin e Dosjeve, i cili ka treguar që është kthyer në një instrument të verbër politik të Edi Ramës”, tha ai.

Ish-presidenti e ka kërcënuar hapur Ramën se do përfundojë si Havzi Nela. Sipas tij, ai ka qenë spiun që spiunonte shokët e ekipit kur luante basketboll. Meta dukej tepër i revoltuar në qëndrimin e tij, teksa sulmoi dhe kërcënoi edhe Autoritetin e Dosjeve.

Nuk ka më asnjë vlerë se ç’do riverifikojë Edi Rama. Edi Ramën e dinë të gjithë që ka qenë spiun i shokëve të tij kur ishte basketbollist. Edhe falë spiunllëqeve që bënte e fusnin me Kombëtaren, sepse ai kosh nuk dinte të bënte, vetëm faulla, dilte me 5 personale, Edi Rama dihet djali i kujt ka qenë, dihet çfarë race të pështirë përfaqëson. Edi Rama përfaqëson më të pështirën e asaj race, e cila në vend të kërkonte ndjesë e reflektim, sot përdor format më të ndyra të ish-Sigurimit të Shtetit, përdor njerëz nga më të rëndomtët dhe ordinerët, qoftë si ish-sigurimsa apo ish-bashkëpunëtorë, për qëllime përfitimi politik. Nuk ka për të përfituar asnjë gjë. Në atë gropë që ai përpiqet t’u ngrejë të tjerëve, të jetë i sigurt që do t’i kthehet në humnerë me fund të llahtarshëm për të, siç kanë qenë të llahtarshme vuajtjet e Havzi Nelës dhe atyre që kanë vuajtur nga ai regjim i etërve të tij”, tha ai.

Politike Meta Rama