Aktualitet 6 Maj 2019, 12:42

Dimetridazoli, helmi që përdorin fermerët shqiptarë blihet në internet duke “mashtruar”

Shkruar nga Pamfleti
Dimetridazoli, helmi që përdorin fermerët shqiptarë blihet

Dimetridazoli, helmi që përdorin fermerët shqiptarë blihet në internet duke "mashtruar"

Dimetridazol ky helm i rrezikshëm që përdoret nga fermerët shqiptar, nuk është pjesë e listës së medikamenteve veterinare të miratuar nga Ministria e Bujqësisë, por pavarësisht kësaj ai gjendet nën banakun e farmacive të kafshëve. Fuqia e këtij ilaçi është aq e lartë, saqë mund të sillte malformime të fetusit si dhe nxit sëmundjet kancerogjene.

Dimetridazol 99% sfidon çdo pikë doganore, sepse në pjesën më të madhe ai hyn kontrabandë nga Greqia dhe Kosova. Por kjo nuk është e vetmja mënyre. Për të siguruar dimetridazolin vdekjeprurës, mjafton ta porosisësh atë në internet. Madje web-site kinez, që e tregton me porosinë e blerësit mund të ndryshojë emrin e ilaçit të shpendëve.

Unë jam i interesuar që të blej produktin tuaj në “Bulk Stoc” dimetrisazol pluhur, me CAS 551-92-8

Problemi është se Dimetrdazoli nuk lejohet në vendin tim, ndërkohë unë e dua për përdorim personal. A ka ndonjë mundësi që ju të paketoni?”, pyet dikush, shkruan TCH.

Përgjigjja

I dashur Danjel

Jam i lumtur që më keni shkruar,

Ne gjithmonë eksportojmë në emër të “Ion Exchange Resin” ose “Microcrystalin Cellulose”. Kjo kursen koston e certifikatës së sigurisë ajrore.

Ju nuk duhet të shqetësoheni për paketimin, sepse ne do ta ndryshojmë atë. Për shembull, ne gjithmonë e eksportojmë atë me emrin ” Ion exchange resin” ose” “microcrystalline cellulose””.

Kjo është një nga format e pastra se si medikamenti i shpendëve mund të mbërrijë në Shqipëri. Kurimi i histomonasës më këtë medikament vë në rrezik jetën e konsumatorit shqiptarë.

Aktualitet Dimetridazoli