Kronike12 Gusht 2022, 19:07

Dinamika e plotë/ Ja si ndodhi plagosja e inspektorit të IMT, autori ishte në gjendje të dehur

Shkruar nga Pamfleti
Dinamika e plotë/ Ja si ndodhi plagosja e inspektorit të IMT, autori

Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë të ndodhur pak më parë në Tiranë, ku një punonjës i IMT mbeti i plagosur.

Mësohet se Ilirjan Gavelli kishte zbatuar një vendim për shembjen e një banesë në rrugën “Todi Shkuti”. Pasi ka përfunduar shembja, ai është përballur me të zotin e shtëpisë, shtetasin Qani Muça. Me këtë të fundit ka pasur debate dhe në një moment, Muçka ka nxjerrë një armë zjarri duke qëlluar.

Inspektori ka marrë një plumb në bark dhe ndodhet në spital. Mësohet se ngjarja mund të bëhej edhe më tragjike, pasi mësohet se i zoti i banesës ka hapur zjarr dhe ndaj disa të rinjve të komunitetit rom që kishin shkuar për të mbledhur mbetjet e hekurit nga banesa e prishur. Fatmirësisht plumbi nuk ka prekur asnjë.

Autori është arrestuar bashkë me armën e krimit, por policia ka konstatuar se ka qenë në gjeje të dehur. Ai ndodhet në komisarit dhe po pritet që t’i dalë pija që të merret në pyetje.

Kronike