Sport 8 Mars 2022, 18:49

Dinamo fiton “finalen” e mbijetesës, blutë ‘ngrijnë’ Skënderbeun në Korçë dhe i japin fitoren e parë Devollit

Shkruar nga Pamfleti
Dinamo fiton “finalen” e mbijetesës, blutë

Dinamo fiton “finalen” e mbijetesës, blutë ‘ngrijnë’ Skënderbeun në Korçë dhe i japin fitoren e parë Devollit

Gjashtë humbje në 7 ndeshjet e fundit. Skënderbeu është në një krizë shumë të rëndë, ndoshta më e rënda që kur Skënderbeu mori skualifikimin nga CAS, teksa sot ata morën një goditje të madhe në përpjekjet për mbijetesë.

Në një finale të vërtetë përballë Dinamos, praktikisht dy vendet e fundit në renditje, korçarët u mundën në shtëpi duke ndërlikuar shumë qëndrimin në elitë, madje mund të thuhet se ka marrë dhe drejtimin për një kategori më poshtë.

Ndeshja nisi shumë keq për Skënderbeun që e pëson që në minutën e 2 nga një gol i Mihanës, çka e bëri më të rënduar situatën edhe nga ana psikologjike, ndërkohë që blutë u mbrojtën mirë.

Pjesa e parë nuk pati emocione te tjera, ndërsa në të dytën ishte sërish Dinamo e rrezikshme. Ndërkohë që nisën dhe reshjet e dëborës në Korçë, në minutën e 61 Rexhepi shpëtoi Skënderbeun nga goli i dytë me një pritje ndaj Ibraimit.

Përpiqet në minutat në vijim Skënderbeu, por nuk arrin të bëjë asgjë konkrete duke marrë një humbje që do të rëndojë edhe më shumë situatën.

Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e 3 me 23 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e 10 me 17 pikë.

Sport Dinamo Kategoria Superiore Skënderbeu