
Dinamo mund kampionët në derbi, Mirel Josa debuton me fitore, Partizani zyrtarisht në Europë, Teuta fiton në frymën e fundit
Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në javën e parafundit të Kategorisë Superiore. Debutim perfekt i Mirel Josës në pankinën shkodrane, teksa ekipi mposhti 3-1 Egnatian. Pjesa e parë përfundoi 2-0 për vendasit në Shkodër, pas golit të Aralicës në minutën e 20 dhe autogolit të Agbekpornu, 18 minuta më pas. Rrogozhinasit reaguan në minutën e 63 me Xhekson, por rrjeta e Da Silvas7 minuta më vonë do i jepte qetësinë e duhur Vllaznisë, e cila tashmë është e pesta me 52 dhe shpreson të arrijë Europën në aktin e fundit.
Derbi mes Dinamos dhe Tiranës përfundoi 2-1. Blutë e rënë nga Kategoria iu falën Haxhiut dhe Samake, që realizuan në minutën e 9 dhe në fillimin e fraksionit të dytë. Për kampionët e rinj nuk mungoi Seferi në minutën e 65.
Kukësi qendron në korsinë e Europës dhe është i katërti në rënditje me 52 pikë. Verilindorët u mjaftuan me golin e Feijao në fundin e 45-minutave të para ndaj Skënderbeut në shtëpi.
Partizani ka siguruar matematikisht Europën. Të kuqtë fituan 4-0 me Kastriotin. Pjesa e parë përfundoi pa gola, por në 15 minutat e para të fraksionit të dytë, të kuqtë “tundën rrjetën” 2 herë me Markun dhe Skukën. Ekipi i Mehmetit nuk do ndalej me kaq, pasi Cara në minutën e 77 dhe Maguete në minutën e 84 shënuan emrin në listën e golashënuesve. Partizani qendron në vendin e 3 me 55 pikë.
Teuta ka arritur të gjejë fitoren në minutat shtesë ndaj Laçit, në ndeshjen e përfunduar 2-1. Pjesa e parë e takimit u mbyll në baraspeshë 1-1, me dy skuadrat të cilat patën shanset e tyre për të shënuar. Atëherë kur gjithçka u mendua e mbyllur, Daja solli festën te Teuta me golin e avantazhit në minutën e 94
Me këtë rezultat Laçi mbetet në vendin e dytë, ndërsa Teuta renditet në vendin e 6 me 49 pikë, ende matematikisht në garë për Europën.
Rezultatet finale:
Kukësi 1-0 Skënderbeu
Teuta 2-1 Laçi
Partizani 4-0 Kastrioti
Dinamo 2-1 Tirana
Vllaznia 3-1 Egnatia