Kosova16 Janar 2023, 08:49

Diplomatja e BE viziton sot Kosovën, takohet me krerët e shtetit

Shkruar nga Pamfleti
Diplomatja e BE viziton sot Kosovën, takohet me krerët e shtetit

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon ka mbërritur në Kosovë, ku do të zhvillojë një vizitë zyrtare sot me krerët e shtetit. Ajo fillimisht do të ketë takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

“Të dy vendet janë të vendosur të thellojnë miqësinë e tyre tradicionale dhe do të diskutojnë për intensifikimin e bashkëpunimit në rajon dhe në #Evropë”, thuhet në njoftimi e e MPJ-së së Kosovës në Twitter.

Ndërkohë zyra e Presidentes ka njoftuar: “Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon”.

Pas takimit me Osmanin, kryediplomatja sllovene do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon. Takimi mbahet në orën 13:40”, thuhej në njoftim.

Ministria e Jashtme e Sllovenisë ka deklaruar se Fajon dhe Gërvalla-Schëarz pritet të diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të shteteve dhe bashkëpunimin ekonomik, politikën e brendshme të Kosovës, si dhe situatën në rajon.

Kosova dhe Sllovenia ruajnë raporte të mira, sidomos në sferën tregtare.

Sllovenia është një nga vendet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka ofruar mbështetje të hapur në integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.

Prishtine Kosove Tanja Fajon