Aktualitet 4 Korrik 2018, 07:26

Dirigjenti shqiptaro-kanadez Bujar Llapaj apelon për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Shkruar nga Pamfleti
Dirigjenti shqiptaro-kanadez Bujar Llapaj apelon për mbrojtjen e Teatrit

Dirigjenti shqiptaro-kanadez Bujar Llapaj apelon për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar

Debati për prishjen apo jo të godinës së Teatrit Kombëtar ka sensibilizuar opinionin intelektual jo vetëm në Shqipëri por edhe në diasporë. Një nga emrat më të shquar të artit shqiptar, dirigjenti shqiptaro-kanadez BujarLlapaj, icili prej vitesh jeton në Vancouver te British Columbia u ka drejtuar një thirrje të drejtpërdrejtë përmes profilit të tij në Facebook aktorëve Robert Ndrenika, Arben Derhemi, Altin Basha dhe Alfred Trebicka.

Bujar Llapaj u kërkon atyre të marrin pjesë në protestën e ditës së enjte që organizohet për të kundërshtuar ligjin e miratuar para pak ditësh në Parlament. Jasishprehetdirigjentiimirënjohur:

Unë si adhurues i punës, talentit, krijimtarisë dhe personalitetit tuaj do të kisha dëshirë t’ju shikoja në protestën e aktorëve, intelektualëve dhe popullit të Tiranës ditën e enjte para Parlamentit për të kundërshtuar aprovimin e një projektligji të dyshimtë për prishjen e godinave të Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.

E di që ju kanë sharë, fyer, denigruar, dhe për këtë nuk më vjen mirë aspak, sepse e kam provuar në kurrizin tim, por pikërisht për këtë arësye ju duhet të jeni me komunitetin tuaj, jo për të kërkuar falje për mendimin ndryshe, por sepse ai komunitet duhet të pranojë dhe respektojë pikërisht diversitetin si nevojë të emancipimit të tij dhe të shoqërisës hqiptare.

Ju nuk keni nevojë as për elozhe as për mëshirë nga askush, aq më tepër nga kryeministri. Komuniteti juaj ka nevojë për ju ashtu siç edhe ju keni nevojë për të. Me personalitetin tuaj të spikatur injoroni shfryrjet dhe fyerjet dhe bëhuni pjesë e kundërshtimit të një projektiligji të dyshimtë për nga mënyra e hartimit dhe nxitimit të qeverisë për ta zbatuar atë, sikur nëTeatër ka rënë kolera./FlasShqip.ca

Kryesore Dirigjenti shqiptaro-kanadez Bujar Llapaj apelon për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar