Showbiz 1 Qershor 2018, 00:10

Disa këshilla se si mund të jeni një grua karriere

Shkruar nga Pamfleti
Disa këshilla se si mund të jeni një grua karriere

Dëshironi të arrini majat e suksesit? Duhet patjetër t’i merrni disa vendime thelbësore që të arrini trofeun.

Pushoni së kërkuari falje të vazhdueshme

Nëse keni gabuar, kërkoni falje, mirëpo nëse e bëni vazhdimisht dhe pa arsye, sapo keni humbur fuqinë e fjalës tuaj. Njerëzit duhet t’ju dëgjojnë me interes.

Gjeni masën e komunikimit dhe limitet e të shprehurit në vended he situate të caktuara.

Krijojeni vetë lumturinë tuaj

Gjasat për të qenë e lumtur duhet patjetër t’i krijoni vetë dhe të luftoni për pozicionin tuaj në çdo lloj target grupi.

Edukimi, krijimi i kontakteve, pjesëmarrja në konferenca të ndryshme janë shumë të rëndësishme për zhvillim të karrierës.

Ndryshoni qëndrimin ndaj mossuksesit

Femrat shpesh e përjetojnë suksesin  personalisht. Pa qenë nevoja që këtë kënaqësi tandajnë me të tjerë. Frikësohen të rrezikojnë dhe të synojnë vendimet e drejta.

Duhet të zhvilloni ndërgjegjen që nga mossuksesi dhe gabimet mësohet më së miri dhe që ato me siguri janë rrugë drejt suksesit.

Lifestyle Grua Karrierë Këshilla