Bota22 Maj 2022, 21:17

Disfata e Putinit, ukrainasit hapin ekspozitë me tanket e shkatërruara ruse (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Autoritetet ukrainase kanë hapur një ekspozitë të veçantë, me tanket dhe automjete ruse të shkatërruara nga lufta.

Forcat ruse në fillim të pushtimit në Ukrainë tentuan të marrin nën kontroll kryeqytetin, por pa rezultat. Në fund të marsit, forcat ukrainase pas tërheqjes së trupave ruse, morën nën kontroll edhe periferinë e Kievit.

Në luftimet tejet të ashpra që janë zhvilluar në Bucha dhe Irpin, janë shkatërruar një sasi e madhe e mjeteve të blinduara ruse. Rol të madh në këtë kanë luajtur sistemet kundër mjeteve të blinduara siç janë predhat amerikane Javelin dhe ato britanike NLAË, që iu dhanë ukrainasve nga shtetet perëndimore.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sipas të dhënave të Oryxa, ueb-faqe e specializuar që merret me pajisjet e shkatërruara ushtarake në luftën në Ukrainë, Rusia nga fillimi i luftës ka humbur 3778 pajisje të rënda ushtarake – ku 693 prej tyre janë tanke.

Bota Lufte tanke Ukrainë.