Sport 9 Shkurt 2023, 17:24

Disiplina me “dorë të hekurt”, dënohen Egnatia dhe Tomori, merret vendimi edhe për çështjen e Koço Kokëdhimës

Shkruar nga Pamfleti
Disiplina me “dorë të hekurt”, dënohen Egnatia dhe

Disiplina me “dorë të hekurt”, dënohen Egnatia dhe Tomori, merret vendimi edhe për çështjen e Koço Kokëdhimës

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka shqyrtuar ngjarjet e kësaj jave në futbollin shqiptar, teksa ka dhënë vendime për ngjarje të ndryshme që kanë ndodhur në vendin tonë, duke filluar nga Superiorja.

Skuadra e Egnatias ka pësuar një gjobë për sjelljen e spektatorëve të saj që kanë gjuajtur me sende në fushën e lojës gjatë ndeshjes së fundit të rrogozhinasve përballë Tiranës, sfidë e cila u mbyll me shifrat 1-2 për bardheblutë.

Ndërkohë, Apolonia ia ka hedhur me një paralajmërim pas akuzave të Korabit për presion ndaj gjyqtarëve, pasi kishin filmuar presidentin e klubit fierak duke dalë nga dhomat e zhveshjeve të drejtuesve të ndeshjes mes dy skuadrave.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1-KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2-FK Apolonia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes të sjelljes së gabuar të zyrtarëve të klubit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

3-FK Tomori, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

4-Lojtari i KF Maliqi, Arlind Xaka, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5-Lojtari i SH.S Albpetrol, Rudin Nako, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6-Lojtari i Shënkolli, Ded Bushi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7-Lojtari i KF Bylis U17, Paulin Sinarrapaj, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Sport Apolonia Egnatia Komisioni i Disiplines Tomori