Sport28 Dhjetor 2022, 18:55

Disiplina nuk kursehet as për festa, derbi sjell pasoja për Tiranën dhe Partizanin, zyrtari i Kukësit dënohet me tetë ndeshje pezullim

Shkruar nga Pamfleti
Disiplina nuk kursehet as për festa, derbi sjell pasoja për

Disiplina nuk kursehet as për festa, derbi sjell pasoja për Tiranën dhe Partizanin, zyrtari i Kukësit dënohet me tetë ndeshje pezullim

Komisioni i Disiplinës nuk ka lënë klubet të gëzojnë të qeta festat e fundvitit teksa ka marrë vendimet për ndeshjet e javës së fundit në futbollin shqiptar. Vendime të cilat këtë herë kishin në epiqendër derbin, por edhe ndeshje të tjera në kategori të ndryshme.

Incidentet me tifozët në derbi kanë sjellë gjobat e zakonshme për Tiranën dhe Partizanin, por me blutë të cilët janë urdhëruar të paguajnë plot 400 mijë lekë, ndërsa të kuqtë vetëm 200 mijë lekë gjobë.

Ndërkohë, është pezulluar drejtori sportiv i Kukësit, Naim Halili, për sjelljet e tij ndaj gjyqtarit në ndeshjen kundër Laçit. Kurse për incidentet në futbollin e moshave, me pezullime janë ndëshkuar edhe Grend Halili dhe Julian Ahmataj, pjesë e klubit Tirana.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

1.KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

2.FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dëmtimin e mjediseve sportive dhe hedhjen e sendeve në terrenin sportiv duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/2, 65/3/a, 65/3/c dhe 65/3/f të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

4.Lojtari i KF Oriku, Roland Shkreli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5.Zyrtari i Akademia e Futbollit Kamza U-15, Kevin Gega, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) ndeshje pezullim nga çdo aktivitet i organizuar nga FSHF.

6.Zyrtari i KF Tirana U-19, Grend Halili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7.Zyrtari i KF Tirana U-19, Julian Ahmataj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8.Lojtari i KF Vllaznia U-17, Gerald Kubazi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9.Lojtari i KF Skënderbeu U-17, Florian Shuri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Laberia FC, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Sport derbi i kryeqytetit Komisioni i Disiplines Partizani Tirana