Aktualitet 3 Maj 2022, 09:21

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Ambasada Amerikane dënon sulmet ndaj gazetarëve: Media, rol kryesor në luftën kundër

Shkruar nga Pamfleti
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Ambasada Amerikane dënon

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Ambasada Amerikane dënon sulmet ndaj gazetarëve: Media, rol kryesor në luftën kundër korrupsionit!

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shprehur mbështetjen e palëkundur ndaj gazetarëve të pavarur, duke dënuar ashpër sulmet direkte apo indirekte ndaj tyre “teksa përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën”.

Përmes një mesazhi në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada ka kujtuar takimin që Yuri Kim ka pasur me dy gazetarë shqiptarë, duke nënvizuar faktin se “lufta kundër korrupsionit që të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora News) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë. Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”- thuhet në njoftimin Ambasadës Amerikane.

Organizata Gazetarët pa Kufij, në Treguesin Botëror të Lirisë së Shtypit, radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve problematike. Në treguesin që përfshinë 180 vende, Shqipëria ka pësuar një rënie prej 20 vendesh, duke u renditur në vendin 103-të krahasuar me vitin paraprak që ndodhej në vendin e 83-të.

Aktualitet