Aktualitet29 Nëntor 2022, 11:19

Dita e Çlirimit, Ambasada Amerikane: Të kujtojmë sakrificat e shqiptarëve!

Shkruar nga Pamfleti
Dita e Çlirimit, Ambasada Amerikane: Të kujtojmë sakrificat e

Ambasada Amerikane në Tiranë ka uruar Ditën e Çlirimit të Shqipërisë, të cilën e quan të rëndësishme për popullin shqiptar. Përmes një postimi ne Facebook, ambasada ka shkruar shkurtimisht historinë e çlirimit të Shqipërisë  nga pushtimi nazist në Luftën e Dytë Botërore, duke theksuar se duhet të kujtojmë sakrificat e popullit shqiptar pasi ky është një moment i lavdishëm.

“Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan Ambasada amerikane.

Aktualitet Ambasada Amerikane dita e çlirimit