Kosova 9 Maj 2022, 15:58

Dita e Evropës, Osmani: Koha të liberalizohen vizat për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Evropës duke kërkuar liberalizim sa më të shpejtë të vizave. Përmes një postimi në Twitter, Osmani shprehet se prej 4 vitesh po ju mohohet një e drejtë e tillë.

“Si shteti më pro-evropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne gjithashtu bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Presidentja më tej duket se është ndalur dhe te lufta në Ukrainë, duke thënë se Kosova kërkon një Europë të paqtë.

“Për popullin e Kosovës, vlerat evropiane janë më shumë se fjalë, është një mënyrë jetese. Në këtë ditë ne mendojmë gjithashtu për njerëzit e Ukrainës të cilët vazhdojnë të përballen me ferrin përballë agresionit të paprovokuar rus. Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe”, ka shkruar Osmani.

Prishtine Kosove osmani viza