alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Dita e Fitores ndaj Gjermanisë naziste, bota pret fjalimin e Presidentit Vladimir Putin

09/05/2022, 7:44
ne Bota, Konflikti Rusi-Ukraine
A A
Dita e Fitores ndaj Gjermanisë naziste, bota pret fjalimin e Presidentit Vladimir Putin

Dita e Fitores ndaj Gjermanisë naziste, bota pret fjalimin e Presidentit Vladimir Putin

Rusia shënon sot Ditën e Fitores, apo atë që njihet si mposhtje e Gjermanisë naziste në vitin 1945.Trupa, tanke, raketa pritet të shfaqen sot në Sheshin e Kuq të Moskës dhe në qytete të tjera të vendit.


-Lexo edhe:

Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

Ukrainasit shkatërrojnë urën në lumin Dnipro, 20 mijë ushtarë rusë mbeten të izoluar

Nën presidentin rus, Vladimir Putin, kjo ditë është shndërruar në një shfaqje të fuqisë së ushtrisë ruse, si dhe në rast për të kujtuar sakrificat e Luftës së Dytë Botërore.

Rreth 27 milionë qytetarë sovjetikë janë vrarë në atë që rusët e quajnë Luftë të Madhe Patriotike.

Kremlini tha se parada ushtarake do të zhvillohet sot në 28 qytete të Rusisë, ku do të marrin pjesë 65,000 njerëz, 2,400 pajisje ushtarake dhe më shumë se 400 avionë.

Megjithatë, këtë vit, ngjarja vjen nën hijen e luftës në Ukrainë. Rusia ka nisur pushtimin e fqinjit të saj më 24 shkurt, pasi Ukraina ka shfaqur hapur ambiciet e saj për anëtarësim në NATO.

Mijëra njerëz janë vrarë në luftë, ndërsa milionë të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë.

Rusia i referohet pushtimit si “operacion i posaçëm ushtarak”, duke refuzuar ta quajë luftë. Ka spekulime se Putin mund ta shfrytëzojë rastin e sotëm për të bërë një njoftim të madh në lidhje me pushtimin.

Zyrtarët perëndimorë kanë thënë se ai mund të shpallë luftë të shkallës së plotë në Ukrainë, por Kremlini e ka mohuar një gjë të tillë.

Në prag të kësaj dite, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Rusia “ka harruar gjithçka që ka qenë e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore”.

Ai tha se e gjithë bota e lirë mund ta shohë se Ukraina është “pala e së mirës në këtë luftë” dhe shtoi se Rusia “do të humbasë, sepse e keqja humbet gjithmonë”.

Udhëheqësit perëndimorë e shfrytëzuan gjithashtu Ditën e Fitores për të dënuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i cili vizitoi Ukrainën, tha se Putin “po shkon kundër vlerave, për të cilat aq shumë njerëz kanë luftuar dhe janë vrarë”.

Udhëheqësit e grupit të vendeve më të industrializuara, të njohur si G7, thanë se veprimet e Putinit sollën “turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj”./REL

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

Kush ngacmon femrat, dy vite burg; Britania gati ligjin e ri

15/08/2022, 16:47
Bota

Ukrainasit shkatërrojnë urën në lumin Dnipro, 20 mijë ushtarë rusë mbeten të izoluar

15/08/2022, 16:23
SHBA e konsideroi sulmin të neveritshëm, Irani fajëson shkrimtarin Rushdie; mohon çdo lidhje me ngjarjen
Bota

SHBA e konsideroi sulmin të neveritshëm, Irani fajëson shkrimtarin Rushdie; mohon çdo lidhje me ngjarjen

15/08/2022, 14:18
Bota

Analiza/ Si shekujt e vetë-izolimit shndërruan Japoninë ndër shoqëritë më të qëndrueshme në botë

15/08/2022, 13:33
Bota

Zyrtarë rusë prapa shpinës së Putinit kërkojnë marrëveshje për fundin e luftës

15/08/2022, 12:55
Vizioni i dyfishtë i Baba Vangës për vitin 2022 u realizua! Çfarë parashikon tjetër nga mistikja
Bota

Vizioni i dyfishtë i Baba Vangës për vitin 2022 u realizua! Njihuni me parashikimet e tjera të frikshme të mistikes

15/08/2022, 10:49
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Spiunët dhe teknologjia; Si NATO informon ukrainasit në mënyrë sekrete për të mposhtur Rusinë

Aksidenti i rëndë në Tiranë, reagon Erion Braçe: Të fortët sillen si Zot në rrugë, paraja i nxjerr mbi ligjin

Aksidenti i rëndë në Tiranë, reagon Erion Braçe: Të fortët sillen si Zot në rrugë, paraja i nxjerr mbi ligjin

Lajmi i Dites

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

Deputeti “Lavatriçe”/ Laert Duraj vazhdon e drejton Agjencinë Shtetërore Valutore te Posta Shqiptare

15/08/2022, 11:15

Lajmet e fundit

Negociatat, Kim pret ambasadoren e BE: Të vijojë zbatimi i reformës në drejtësi

15/08/2022, 18:05

Flamujt e huaj në Shqipëri dhe “patriotizmi” fetar

15/08/2022, 17:57

“Në shtator gjithçka mund të ndodhë”, Gjekmarkaj: Pres të ketë protesta, nuk e shoh të afërt një qeveri teknike

15/08/2022, 17:53
Para gjykatës për 8 akte përdhunimi dhe 1 akuzë për sulm seksual, si po i shkatërrohet jeta kampionit të Botës. Zbulohen anët e errëta që mund ta çojnë pas hekurave

Para gjykatës për 8 akte përdhunimi dhe 1 akuzë për sulm seksual, si po i shkatërrohet jeta kampionit të Botës. Zbulohen anët e errëta që mund ta çojnë pas hekurave

15/08/2022, 17:44

Ambicia për kryetar bashkie/ Kryemadhi i jep mbështetje Metës: Tirana kryeqytet i korrupsionit, duhet një drejtues që i mban premtimet

15/08/2022, 17:40

Bie ndjeshëm çmimi i naftës në bursë, më lirë se para luftës; Bordi i Transparencës në “gjumë letargjik”

15/08/2022, 17:29
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In