Aktualitet 7 Gusht 2018, 14:12

Dita e fundit e punës për komisionet e Vettingut, emrat që u shkarkuan në 3 muaj. Ja kur nisin seancat dëgjimore

Shkruar nga Pamfleti
Dita e fundit e punës për komisionet e Vettingut, emrat që u

Dita e fundit e punës për komisionet e Vettingut, emrat që u shkarkuan në 3 muaj. Ja kur nisin seancat dëgjimore

KPK brenda një periudhe 3 mujore kaloi në sitë 61 gjyqtarë e prokurorë, nga të cilët 27 u konfirmuan në detyrë, 21 u shkarkuan dhe për 13 u ndërpre Vettingu për shkak të dorëheqjeve nga sistemi.

Sipas ”Report TV”, nga burimet brenda Komisionit të Pavarur të Kualifikimit seancat dëgjimore me subjektet e lartpërmendura do të rikthehen më 3 shtator dhe si pasojë do të funksionojë vetëm administrata e Vettingut. 

Por siç e parashikon edhe Kodi i Punës për të gjithë komisionerët do të ketë një leje 2-javore, për t’u rikthyer më pas në fund të gushtit që në fillim të shtatorit të jenë gati për të rinisur punën e lënë përgjysmë.

Në ”rrjetë” pritet të kalojnë 880 subjekte mes tyre gjyqtarë, prokurorë dhe ndihmës ligjorë, ndërsa ky proces do të zgjas 5 vite.

Për shkak të Vettingut aktualisht është jashtë funksionit Gjykata Kushtetuese dhe ajo eLartë pasi më shumë se gjysma e gjyqtarëve u shkarkuan për mosjutifikim pasurie dhe kontakte me botën e krimit.

 

Aktualitet gjyqtarët prokurorët Vettingu