alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

‘Dita e Miqve’, si festojnë ndryshe amerikanët

24/11/2022, 20:59
ne Bota
A A

Një pjesë e mirë e amerikanëve nuk mund të festojnë “Ditën e Falënderimeve” të rrethuar nga familjet e tyre biologjike. Në vend të kësaj ata e kalojnë festën me miqtë duke krijuar kështu atë që quhet “Dita e Miqve”.


-Lexo edhe:

99-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit nderohet nga Mbreti Charles për videot e saj edukative në TikTok

Rrëfimi i ish oficerit rus: Trupat tona i torturuan dhe përdhunuan ukrainasit

Në Shtetet e Bashkuara njerëzit po festojnë vitet e fundit edhe “Ditën e miqve” (Friendsgiving), e ngjashme me Ditën e Falënderimeve. Njerëzit që nuk mund ta kalojnë ditën të rrethuar nga familjet e tyre biologjike, në vend të kësaj e kalojnë festën me miqtë.

Edhe këto gra, pjesë e një organizate në Kaliforninë Jugore kanë vendosur të organizojnë këtë vit “Ditën e Miqve”. Një pjesë e mirë e anëtarëve të saj nuk ishin në gjendje të festonin me familjen.

“Unë jam fëmijë i vetëm. Nëna ime është mbi njëqind vjeçe. Aty ku ajo jeton, në shtepinë e të moshuarve, ne nuk mund të hamë darkë me ta, për shkak të COVID-19. I dashuri im duhet të shkonte në shtëpinë e njerëzve të tij dhe unë do të isha shumë vetëm. Kur m’u ofrua kjo drekë mendova: kjo do të jetë Dita e Falënderimeve për mua”, tregon Sheila Walsh-Vargas, anëtare e Klubit të Grave.

Të gjithë duhet të sjellin ushqim, qoftë të gatuar apo të blerë, për ta ndarë me miqtë.

Aktualisht kjo organizatë ka 102 gra, numri më i lartë që nga viti 1938, viti kur u themelua. Anëtaret thonë se ky numër i lartë është si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Kjo ishte përpjekja jonë për të bashkuar miqtë, duke u dhënë atyre që mund të ndihen të izoluar nga shoqëria apo nga pandemia, apo atyre që ndoshta janë larguar nga familjet dhe ndihen të vetmuara gjatë festave mundësinë të festojnë. Këtu ndjej dashuri dhe mbështetje”, thotë Dawn Everard, anëtare e Klubit të Grave

Richard Zaldivar, themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i projektit “The Wall Las Memorias”, thotë se ky monument në Los Anxhelos u kushtohet njerëzve që kanë vdekur nga SIDA.

Kjo periudhë e vitit mund të jetë shumë e vështirë për anëtarët e komunitetit LGBTQ, thotë ai, pasi shumë shpesh kanë marrëdhënie të vështira me familjet e tyre.

“Ne vijmë nga prindër të ndryshëm, shoqëri të ndryshme. Ne flasim gjuhë të ndryshme. Por një gjë që na bashkon është fati ynë: të gjithë kemi kaluar një ndjenjë homofobie dhe urrejtjeje. Kemi ecur në këto rrugë dhe shumë herë jemi ndjerë shumë të vetmuar”, thotë ai.

Në ambientet ku punon zoti Zaldivar njerëzit mblidhen për të festuar me miqtë, ndërsa organizatorët i pranojnë ashtu siç janë.

“Shumë njerëz i shtypin ndjenjat që kanë vetëm për të përmbushur nevojat me të cilat janë rritur. Duan të jenë kryefamiljarë, burra të fortë dhe shtypin ndjenjat e homoseksualitetit. Ka shumë stigmë, njerëzit refuzojnë të testohen, refuzojnë të marrin ilaçe për parandalimin e HIV-it.”

Ata gjithashtu mblidhen së bashku për t’u marrë me traumën emocionale të të qenit një komunitet i lënë pas dore.

“I keni parë polemika në Katar, ku nuk mund të jesh homoseksual sepse do të ndëshkohesh, do të vritesh… Këtu ne kemi mundësinë të jemi ata që jemi, kështu që në këtë Ditë Falënderimi, megjithëse kemi kaq shumë sfida, vëllezërit tanë u vranë në Kolorado por ne ende kemi lirinë për të ndryshuar shoqërinë në të cilën jetojmë”, thotë Richard Zaldivar, themelues i projektit “The Wall Las Memorias”./VOA


smile
Lajmi Tjeter
Përfundon pjesa e parë/ Paqe mes Brazilit dhe Serbisë, Nejmar provon të realizojë golin më të bukur të Botërorit (Video)

Përfundon pjesa e parë/ Paqe mes Brazilit dhe Serbisë, Nejmar provon të realizojë golin më të bukur të Botërorit (Video)

Borrell: Pas targave pason plani franko-gjerman

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Sekuestrohen mbi 13 mijë euro në Kakavijë, procedohet shoferi shqiptar

02/02/2023, 9:27
99-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit nderohet nga Mbreti Charles për videot e saj edukative në TikTok

99-vjeçarja e mbijetuar e Holokaustit nderohet nga Mbreti Charles për videot e saj edukative në TikTok

02/02/2023, 9:25

Rrëfimi i ish oficerit rus: Trupat tona i torturuan dhe përdhunuan ukrainasit

02/02/2023, 9:22

Amerika ka të drejtë dhe kur gabon

02/02/2023, 9:17

Vijon operacioni “Fijet”, sekuestrohen 34 kamera të tjera në Shkodër, Dibër e Lezhë

02/02/2023, 9:01
Ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov

Ministri ukrainas: Rusia po planifikon ofensivë të madhe me 24 Shkurt

02/02/2023, 8:54

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In