Aktualitet 4 Maj 2022, 10:06

Dita e tretë e protestës në Rinas, banorët bllokojnë rrethrrotullimin e aeroportit

Shkruar nga Pamfleti

Dita e tretë e protestës në Rinas, banorët bllokojnë rrethrrotullimin e aeroportit

Banorët e Rinasit kanë dalë në protestë për të tretën ditë rradhazi kundër vendimit të ARRSH për të bërë aksin rrugor që lidh Tiranën me Aeroportin “Nënë Tereza” me një sens lëvizje.

Sot protestuesit kanë zgjedhur që të bllokojnë rrethrrotullim pranë aeroportit duke paralizuar kështu lëvizjen e qarkullimit.

Banorët janë shprehur se penalizohen nga bllokimi i aksit rrugore pasi do të detyrohen të ndjekin një rrugë shumë më të gjatë për të kryer lëvizjet interubane. Sipas banorëve vendimi i ARRSH ka penguar edhe rreth 130 fëmijë që të shkojnë në shkollë.

Banorët e fshatit Rinas thonë se për të dërguar fëmijët në shkollë tani u duhen 2 orë kohë, ndërsa shtojnë se kanë të pamundur aksesimin e qendrave mjekësore, marketeve apo dhe varrezave.

Kujtojmë se disa ditë më parë, ARRSH vendosi që mjetet që vijnë nga veriu për në Rinas duhet të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport. Të gjithë qytetarët që tashmë do të duhet që të udhëtojnë drejt aeroportit të Rinasit duhet që të ndjekin udhëzimet më të reja që ka nxjerrë ARRSH.Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një njoftimi ka bërë me dije se qytetarët duke filluar nga 1 Maji për të shkuar në Rinas do të duhet që të përdorin vetëm një sens të lëvizjes.

Ndër të tjera theksohet se për një afat të pacaktuar lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një sens lëvizje me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq.
Ndërsa mjetet që vijnë nga veriu për drejtimin në Rinas do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Tirana aeroport Protestë rinas