Aktualitet23 Prill 2019, 08:34

“Ditë e zezë, e meritojmë përçmimin dhe poshtërimin”! Shpërthen i revoltuar Kreshnik Spahiu dhe ngre alarmin për shq

Shkruar nga Pamfleti
“Ditë e zezë, e meritojmë përçmimin dhe

“Ditë e zezë, e meritojmë përçmimin dhe poshtërimin”! Shpërthen i revoltuar Kreshnik Spahiu dhe ngre alarmin për shqiptarët

Ish-kreu i “Aleancës Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu, vijon të kritikojë ashpër zhvillimet më të fundit politike, që po ndodhin në Shqipëri, por edhe në rajon.

Mbrëmjen e  djeshme, Spahiu ka reaguar ashpër për rezultatin e votimeve në Maqedoninë e Veriut.

Ashtu sikurse u raportua 90% e shqiptarëve kanë votuar pro kandidatëve maqedonas, ndërsa ky fakt e ka irrituar tej mase Spahiun.

“Ditë e zezë për kombin. Në zgjedhjet për president të Maqedonisë, shqiptarët votuan vetëm 11% shqiptarin. Të gjitha votat shqip shkuan për kandidatët maqedonas! Troç e meritojmë copëtimin, përçmimin dhe poshtërimin!”, ka shkruar Spahiu.

Aktualitet Kreshnik Spahiu votimet ne maqedonine e veriut zhvillimet politike