Aktualitet27 Tetor 2018, 14:15

Ditë të zeza po vijnë! BE merr vendimin më drastik që ka parë historia, prek direkt popullin

Shkruar nga Pamfleti
Ditë të zeza po vijnë! BE merr vendimin më drastik që

Ditë të zeza po vijnë! BE merr vendimin më drastik që ka parë historia, prek direkt popullin

Në përpjekje për të reduktuar sado pak ndotjen e mjedisit në kontinentin plak, Bashkimi Evropian ka miratuar një ligj i cili praktikisht do të ndryshojë shumë detaje të jetës sonë të përditshme. Nis ndalimi i plastikës një-përdorimshe në të gjitha vendet e Unionit, pas një vendimi që mori pardje, Parlamenti Europian. Deri në vitin 2021 në asnjë vend të Europës nuk do të lejohet as të prodhohen dhe as të tregtohen dhe përdoren, 10 produkte dhe disa të tjera të lidhura me to, që i përdorim shumë thuajse çdo ditë.

Disa nga produktet që do të ndalohen deri në fund të tre viteve të ardhshme ngjallin një interes të veçantë, si tullumbacet që përdoren gjerësisht në raste festash, sidomos për të vegjlit. Ndalim përfundimtar është shpallur edhe për letrat e lagura që përdoren aq shumë sot si nga femrat ashtu dhe për bebet.

Ajo që shtang është edhe ndalimi i vendosur për peceta higjienike ditore dhe periodike për menstruacionet. Mbetet të shohim se si do t’ia bëjnë femrat me perioda në periudhën në vazhdim në vendet e BE, për higjienën sidomos gjatë atyre ditëve, apo ndoshta do të “përqafojnë” modelin 45-vjeçar shqiptar, kur femrat përdornin peceta pambuku shumëpërdorimshe duke i larë dhe ripërdorur vazhdimisht.

Jo vetëm kaq por edhe filtrat e cigareve do të ndalohen duke vënë në pikëpyetje nëse do të vazhdojë prodhimi i cigareve me filtër.

Sociale BE ndotje Vendim