Aktualitet10 Maj 2019, 10:30

Ditë zie në Shqipëri! I jepet lamtumira e fundit “Dëshmores së Kombit”, nëntetares Zarife Hasanajt

Shkruar nga Pamfleti
Ditë zie në Shqipëri! I jepet lamtumira e fundit

Ditë zie në Shqipëri! I jepet lamtumira e fundit "Dëshmores së Kombit", nëntetares Zarife Hasanajt

Lamtumirë “Dëshmore e Atdheut”!

Shqipëria ndodhet sot në zi kombëtare, ndërsa flamujt në mbarë vendin janë ulur në gjysmështizë. Kjo për ngjarjen e dhimbshme të pak ditëve më parë në Letoni, ku humbi jetën nëntetarja 32-vjeçare, Zarife Hasanaj, në fund të misionit të saj në këtë vend, si pjesë e NATO-s për demontimin e minave luftarake.

Trupi i pajetë e ushtarakes mbërriti në atdhe një ditë më parë, ndërsa ditën e sotme do t’i jepet lamtumira e fundit. Homazhet në nder të të ndjerës kanë nisur në orët e paradites së sotme, në Pallatin e Kongreseve, ku janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën familjarë, të afërm dhe kolegët e saj të Forcave të Armatosura.

Në orën13:00 do të mbahet ceremonia e varrimit pranë varrezave “Dëshmoret e Kombit”. Vetë e ndjera është shpallur ‘Dëshmor i Atdheut’, pasi ra në krye të detyrës, teksa ishte duke çmontuar një minë.

Ngjarja e rëndë preku mbarë shqiptarët, por edhe gjithë Evropën dhe vetë NATO-n, të cilët përcolli mesazhe prekëse për familjarët e ushtarakes, duke iu uruar edhe shërim të shpejtë dy kolegëve të saj që mbetën të plagosur, major Klodian Tanushi, gjendja e të cilit vijon të jetë e rëndë, dhe rreshter Julian Kapaj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualitet percillet ne banesen e fundit zarife hasanaj