Sport11 Tetor 2022, 15:47

Divorc i pashmangshëm me kombëtaren kuqezi? FSHF-ja harron të urojë Edi Rejën në 77-vjetorin e lindjes

Shkruar nga Pamfleti
Divorc i pashmangshëm me kombëtaren kuqezi? FSHF-ja harron të

Divorc i pashmangshëm me kombëtaren kuqezi? FSHF-ja harron të urojë Edi Rejën në 77-vjetorin e lindjes

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka festuar dje 77-vjetorin e lindjes. Ai ka lindur më 10 tetor 1945 në fshatin Lukiniko në provincën e Goricias, zona e Friulit në Itali.

Çuditërisht, italiani u harrua vetëm nga Federata Shqiptare e Futbollit, asnjë postim në faqet zyrtare, diçka që nuk ndodh shpesh, pasi FSHF-ja është gjithnjë pranë lojtarëve dhe anëtareve të stafit në raste të tilla. Vetë Edi Reja, në një intervistë për mediat italiane, u shpreh se ndihet mirë dhe do të vijojë të bëjë punën pavarësisht moshës:

“Do të eci përpara për sa kohë jam mirë. Me Shqipërinë angazhohem, por nuk është aq e rëndë se sa të jesh trajneri i një ekipi. Kur e dashuron diçka që bën është mirë që të vazhdosh ta bësh”, u shpreh Reja ndër të tjera.

Në fakt, mosha dhe forma e tij, kanë qenë shpesh objekt debati, mbase një arsye pse Federata ka harruar ta urojë në faqet zyrtare. Edi Reja ka një kontratë me FSHF-n deri në nëntor të këtij viti dhe FSHF-ja do të respektojë kontratën deri në fund, për t’u ulur më pas në një tavolinë për të diskutuar mbi të ardhmen, e cila duket larg përfaqësueses kuqezi.

Edi Reja është angazhuar si futbollist nga vitet 1963- 1977, ndërkohë, si trajner e ka nisur në kategoritë e ulëta që në vitin 1979 dhe deri tani, ku ka drejtuar Napolin, Lacion e Atalantën. Ai është trajneri i dytë më i vjetër në detyrë pas Mirçea Luçeskut të Dinamos së Kievit, i cili është tre muaj më i madh.

Sport Edi Reja trajneri i Kombëtares