Kronike27 Korrik 2022, 22:05

Djali e denoncoi të zhdukur, gjendet e pajetë 73-vjeçarja nga Lezha

Shkruar nga Pamfleti
Djali e denoncoi të zhdukur, gjendet e pajetë 73-vjeçarja nga

Një 73-vjeçare me iniciale L.R. e cila ishte denoncuar si e humbur nga djali i saj, është gjetur e pajetë mbrëmjen e sotme në kanalin e Hidrovorit në Lezhë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se trupi i saj është dërguar në morgun e spitalit, ndërkohë që rezulton se djali i viktimës kishte bërë denoncim gjatë ditës së sotme se e ndjera kishte humbur kontaktet me familjarët.

Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallëzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të. Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia në njoftimin e sajë.

Kronike #73 vjeçarja gjendet pajetë