Bota26 Tetor 2018, 11:02

Djali i gazetarit të vrarë, Khashoggi largohet nga Arabia Saudite drejt SHBA-ve

Shkruar nga Pamfleti
Djali i gazetarit të vrarë, Khashoggi largohet nga Arabia Saudite

Djali i gazetarit të vrarë, Khashoggi largohet nga Arabia Saudite drejt SHBA-ve

Djali i madh i gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u vra në konsullatën saudite në Stamboll, ka mbërritur në SHBA.

BBC ka raportuar se Salah Khashoggi ka mbërrit në Washington nëpërmjet një fluturimi sekret.

Khashoggi, i cili thuhet se ka shtetësi të dyfishtë amerikane dhe saudite, nuk kishte arritur më parë të largohej nga Arabia Saudite për shkak të kritikave të babait të tij për udhëheqjen në vend.

Largimi i Salah Khashoggi erdhi një ditë pas një takimi në Pallatin Al Yamama në Riad, ku ai dhe anëtarët e tjerë të familjes morën ngushëllime nga Mbreti Salman dhe djali i tij, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

Zyrtarët turq dhe disa ligjvënës të SHBA pohojnë se princi i kurorës ishte ai që urdhëroi operacionin në të cilin Jamal Khashoggi u torturua dhe u vra në konsullatën saudite në Stamboll, më datën 2 tetor.

Një fotografi e takimit, e publikuar nga agjencia zyrtare e shtypit saudit, tregoi Salah Khashoggin duke ndenjur i ftohtë në takimin me princin e Kurorës, Muhamed bin Salman, kur palët shtrënguan duart të martën.

Sipas mediave, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u kishte kërkuar liderëve sauditë lejimin e udhëtimit të Salah Khashoggi drejt SHBA-së dhe se ndihej i lumtur që ata kishin dëgjuar fjalën e tij.

Bota Djali i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi SHBA